De Ligt, mesazh thuajse përlotës divorci me Bayern Munich: “Nuk do ta harroj atë që bënë tifozët, më preku…” Zbulohet edhe prapaskena

14 Gusht 2024
0:16
Telesport
back button

Ka ardhur koha për të thënë lamtumirë për Matthijs de Ligt. Mbrojtësi holandez iu nënshtrua testeve mjekësore me Manchester United dje pas marrëveshjes së nënshkruar me Bayern Munich për një transferim me vlerë 50 milionë euro (42.9 milionë paund) të ndarë në këste: 45 milionë euro bazë fikse plus 5 milionë euro bonus.

Një blerje e kërkuar me të gjitha forcat nga Erik ten Hag, i cili tashmë ka drejtuar qendërmbrojtësin holandez në ditët e arta të Ajax-it, si dhe një nevojë urgjente duke pasur parasysh dëmtimin e Leny Yoro dhe lamtumirën e Varane.

Megjithatë, De Ligt gjeti kohën për t’i thënë lamtumirë Bayern Munichut pas vetëm dy sezonesh me Die Roten që nga transferimi i tij nga Juventusi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matthijs de Ligt (@mdeligt_)

Mesazhi në rrjetet sociale. “Të dashur tifozë të Bayernit, dua t’ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Kam kaluar dy vite fantastike duke luajtur për këtë klub të bukur. Ishte një nder i vërtetë të luaja për një klub si Bayern Munich. Së bashku kemi përjetuar momente të paharrueshme. Fitorja e titullit dhe disa netë ne Champipns. Këto kujtime do të mbeten me mua përgjithmonë.

Kjo është arsyeja pse largimi nga ky klub është i hidhur. Do ta kujtoj gjithmonë dashurinë dhe mbështetjen që kam marrë nga lojtarët, anëtarët e stafit dhe tifozët. Peticioni i fundit i nënshkruar nga shumë prej jush më preku thellë.

Faleminderit të gjithëve për këto dy vite të jashtëzakonshme. I uroj fat të mirë FC Bayernit në fitimin e shumë titujve të tjerë, siç ka bërë gjithmonë Bayern. Mia San Mia”, komenti në profilin zyrtar në Instagram.

Pasi e përshëndeti siç duhet Bayern Munichun dhe tifozët që u përpoqën në çdo mënyrë ta bënin atë të qëndronte me fanellën e Die Roten (edhe përmes një peticioni të nënshkruar), tashmë është zyrtare. Matthijs de Ligt është një lojtar i ri i Manchester United.

Marrëveshja e përfunduar me klubin gjerman për 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, pra një transferim total prej 50 milionë eurosh. Sipas asaj që zbuloi eksperti i njohur i transferimeve Fabrizio Romano, para njoftimit zyrtar, ka një prapaskene të rëndësishme që e bën të qartë se sa shumë dëshironte De Ligt të bashkohej me Djajtë e Kuq: për dy muaj holandezi nuk e mori parasysh asnje ofertë tjetër përveç Man United.

Një gjë është e sigurt: tani qendërmbrojtësi 25-vjeçar do të jetë në gjendje të ribashkohet me Erik ten Hag, ish-trajnerin e tij te Ajax. Jo vetëm kaq, ai do të shohë sërish edhe André Onanën, gjithmonë ish-shok skuadre në klubin holandez.

Njoftimi zyrtar për shtyp. “Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Matthijs de Ligt i është bashkuar klubit, me kusht që të regjistrohet. Holandezi ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2029, me opsionin për të vazhduar edhe për një vit tjetër.”

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit