De Ligt: Ndihem keq, ishim më të fortë se Lyon! Do të operohem

7 Gusht 2020
23:57
Telesport

Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventusit, foli për Mediaset pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: “Ndihem shumë keq tani. Ne jemi më të fortë se Lyon por në këto dy ndeshje e kemi parë të vështirë”.

“Kemi luajtur mirë sot, por pas 12 minutash kemi pësuar penallti dhe nën një gol ishte e vështirë. Gjëja që ka rëndësi, megjithatë, është se jemi jashtë Ligës së Kampionëve”.

“Bilanci? Jemi të lumtur që kemi fituar titullin, por jemi zhgënjyer që kemi humbur Kupën e Italisë dhe u eliminuam nga Champions. Dua të shërohem nga problemi i shpatullave për sezonin e ardhshëm. Do të operohem”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit