De Ligt reagon pas kritikave: Është thjesht një mit

23 Tetor 2019
17:03
Denis Hakanaj
back button

Matthijs De Ligt, mbrojtësi i Juventus-it, i ka kthyer përgjigje kritikëve të tij pas fitores 2-1 të marrë nga bardhezinjtë në Champions League kundër Lokomotiv Moscow.

“Mendoj se kam luajtur mirë, kam qenë solid dhe nuk kam bërë shumë gabime”, ka thënë ai për De Telegraaf. “Thjesht kam bërë punën time, që është të mbroj. Lokomotiv nuk ka bërë pothuajse asnjë gjuajtje në portë.

“Kritikat se bëj shumë palestër? Tek Ajax bëja më shumë palestër nga sa bëj këtu, kështu që më duket se është thjesht një mit. Gjithsesi, nuk i kushtoj shumë vëmendje kritikave, nuk lexoj më shumë se duhet”, ka thënë holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit