De Ligt shitet për 110 milionë, ja dy “bishat” e Serie A që pritet ta zëvendësojnë te Juve

1 Korrik 2022
8:34
Alfred Lleshi
back button

“Për De Ligt duhen 110 milionë euro. Koulibaly-Bremer, trashëgimtarët e dyfishtë të holandezit te Juve”. Kështu shkruan sot “Tuttosport” për skenarin e bujshëm të klubit bardhezi në merkaton e kësaj vere.

Pra, pas kërkesave ngulmuese nga Premier League, Juventusi ka vendosur çmimin e shitjes. Duhen 110 milionë euro për lamtumirën e De Ligt. “Zonja e Vjetër” po negocion me Chelsea, që duket se nuk i trembet vlerësimit. Nëse holandezi do të largohet, Juventusi do të kërkojë të marrë dy lojtarë të tjerë qendrorë.

Koulibaly dhe Bremer janë favoritët, por bardhezinjtë po kërkojnë edhe jashtë vendit, me Kimpembè të PSG-së (kontakti i djeshëm, Thilo Kherer gjithashtu i pëlqen) dhe Gabriel nga Arsenali, që mund të bëhen dy pista të rëndësishme për t’u ndjekur.

Ndërkohë, Maurizio Arrivabene flet. Në pritje të zyrtarizimit të Paul Pogba dhe ndoshta të Angel Di Maria, drejtori ekzekutiv i Juventusit dha një intervistë të gjatë për ‘Tuttosport’. Argumentet janë të shumta: nga kuadri i përgjithshëm i klubit bardhezi deri tek aspekti tregtar, duke kaluar natyrshëm në operacionet e merkatos në vazhdim.

Lidhur me kapitullin e mprehtë të de Ligt, ai nënvizoi: “Le të kthehemi të flasim për lojtarë që ndjekin këshillat e menaxherëve apo kolegëve në vend të klubit. Sot është e pamundur të mbash një lojtar që dëshiron të largohet.

Por gjithmonë është çështje numrash. Është e vështirë të mbash një lojtar, por të tria palët duhet të ngrihen të kënaqura nga tavolina e bisedimeve. Dhe gjithmonë vlen neni i pestë: kush ka paratë, ka fituar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit