Mbappe, paratë, fanella, Raiola… De Ligt sqaron pse refuzoi PSG-së

21 Korrik 2019
14:00
Telesport
back button

Blerja më e fundit e Juventusit, mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt, ka folur edhe një herë në lidhje me transferimin e tij te bardhezinjtë. Gjithsesi, ai këtë herë ka treguar disa të vërteta në lidhje me këtë transferim, duke përfshirë edhe PSG-në dhe “JO” që i tha kampionëve të Francës.

Gjëja më e çmendur që lexova është se unë nuk shkova te PSG-ja, pasi doja një rrogë më të lartë se ajo e Mbappe. Kjo është absurde”, tha De Ligt.

E vërteta është se i kisha thënë Mino Raiola se do ta bëja me dije të ardhmen time pas Nations League. Deri atëherë doja të përqendrohesha te fusha. Pasi i thashë se kisha zgjedhur Juven, ai nisi të punojë për këtë transferim”, tha mbrojtësi 20-vjeçar.

Në këtë transferim nuk ka fare lidhje paraja, që nuk ka patur asnjë rol te zgjedhja ime. Ata që më njohin e dinë mirë këtë gjë. Mino është njeriu që merret me biznesin. Aspekti ekonomik u bë i ditur vetëm pasi bëra fillimisht zgjdhjen për të luajtur me Juven”, tha De Ligt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit