De Paul dhe Camila, të gjitha detajet e marrëveshjes milionere të ndarjes

5 Janar 2023
19:27
Denis Hakanaj
back button

Në fillim ishte dashuri me shikim të parë, si pothuajse në të gjitha historitë e dashurisë. Por në planin afatgjatë, historia midis Rodrigo De Paul dhe gruas së tij Camila u fundos, midis një skene xhelozie dhe një debati. Çifti po ndahet dhe gazetari Ángel de Brito në emisionin e tij gossip ka llogaritur shifrat e divorcit.

Ish-gruaja e  De Paul – në radhë të parë – kërkoi 50,000 dollarë në muaj, të gjitha pronat në Argjentinë, udhëtime të paguara, tërësinë e makinave të familjes, një biznes personal dhe një llogari në Nju Jork për të depozituar para.

Por avokatët e De Paul e refuzuan kërkesën. Por në fund u gjet një marrëveshje: lojtari do t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 10% të pagës së tij (30,000 dollarë në muaj), një apartament dhe një suitë në Puerto Madero, dy Range Rover, 150,000 dollarë në një llogari.

Përveç kësaj, lojtari do të duhet të përballojë të gjitha shpenzimet sa herë që fëmijët e vizitojnë në Spanjë: Camila ka kërkuar fluturime të klasit të biznesit, udhëtime, një hotel me pesë yje dhe 700 euro në ditë për secilin nga fëmijët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit