De Rossi dhe prapaskena e 2006-ës: Njëri hoqi këpucët dhe…

16 Korrik 2021
21:30
Denis Hakanaj
back button

“Nuk jetojmë vetëm për fitoret ose për karrierën, por edhe për të kaluar momente të bukura. Duhet të jemi të lumtur për atë që bëjmë dhe unbë, këtu, ndihem i lumtur”.

Gjatë intervistës së dhënë për ‘Sogno Azzurro’ nga Daniele De Rossi, ndihmës i Roberto Mancini-t dhe fitues i freskët i Euro 2020, në kanalet e Rai është dhënë një video e një stërvitje të bërë nga Italia kohët e fundit, kur lojtarët ekzekutojnë disa penallti.

Ish-mesfushori i Roma-s, i ngacmuar nga Lorenzo Insigne (“Po shkuam me penallti, trajner, do të futet Daniele”), ka treguar një anekdotë mbi finalen e Botërorit të fituar në 2006-ën:

“Në Berlin, njëri hoqi këpucët dhe tha: ‘Unë nuk e gjuaj as nëse penalltitë do të vazhdojnë pa fund’. Hoqi këpucët, çorapet, të gjitha”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit