Debati me Messin në fushë, Cavani tregon bisedën me argjentinasin

19 Nëntor 2019
15:23
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Uruguait, Edison Cavani, u përfshi në një debat të fortë me Lionel Messin në ndeshjen miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Uruguait të mbyllur me rezultatin 2-2. 

Lojtari i PSG-së u kap me kapitenin e Barcelonës dhe madje ftuan njëri-tjetrin në duel grushtesh. Sulmuesi ka folur pas sfidës dhe ka sqaruar problemin mes tyre. Ai ia lë gjithçka nervave të lojës dhe nuk e ekzagjeron më shumë situatën. 

“Është pjesë e futbollit, klasiket janë të tilla. E vërteta është se ka momente gjatë lojës që nervozohesh dhe përballesh me kundërshtarin. Përplasje të tilla janë pjesë e futbollit, sidomos në futbollin amerikano-jugor. Ne marrim më të mirën nga përformanca që dhuruam dhe ishim në gjendje të shënonim dy gola. Kemi ende nevojë të përmirësohemi, por është mirë ta mbyllim vitin në këtë mënyrë”, – tha ai për Tyc Sports.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit