Dëbora zbardh Pekinin, gati bora artificiale për Olimpiadën në rast se ngrihen temperaturat

20 Janar 2022
10:46
Telesport
back button

Më 4 shkurt do të nisin në Kinë Lojërat OLimpike dimërore “Pekin 2022”. Organizatorët duket se kanë marrë masat që gjithçka të shkojë për së mbari, jo vetëm për sa i përket pandemisë (masa të rrepta dhe karantinë) por edhe për sa i përket organizimit të eventeve.

Sot Pekini është zgjuar me një dëborë që ka mbuluar gjithë qytetin, por në rast se situata do të jetë ndryshe pas dy javësh, atëherë do të vihen në punë makineritë që prodhojnë borën artificiale. Të gjitha vendet ku do të zhvillohen garat janë të pajisura me sisteme automatike, që monitorojnë situatën.

Temperatura sot në Pekin ka qqenë deri në -9 gradë. Gjithsesi, në rast se situata ndryshon gjatë ditëve në vijim, atëherë do të aplikohet dëbora artificiale, në mënyrë që provat dhe garat të zhvillohen sipas planifikimit. Jo vetëm kaq, por kjo do të jetë një Olimpiadë ekologjike, me energji të rinovueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit