VIDEO/ Debutim ëndrrash, Kristal Abazaj shënon 11 minuta pasi futet në fushë!

17 Shkurt 2019
16:49
back button

Makthet marrin fund për Kristal Abazajn, dhe vjen dita që ai të tregojë potencialin e tij si lojtar. Nëse Anderlecht nuk i besoi më shumë se 22 minuta, gjatë kohës që Kristali qëndroi në Belgjikë, atëherë është Osijek, që shfaqet dhe merr sulmuesin.

Ndeshja e parë, vetëm 11 minuta lojë, i futur si zëvendësues në fushë, Kristal Abazaj, shënon golin e fitores së Osijekut ndaj Istras. 

Kështu e ka nisur aventurën e tij në Kroaci sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili ka gjetur rrjetën me ekipin e Osijek, që në debutim. Abazaj hidhet në fushën e lojës në minutën e 57` të takimit, kur Osijek ishte barazim 0-0 me Istran. 

Mjaftojnë 11 minuta, që Abazaj të tregojë klasin dhe të shënojë golin që vlen tre pikë ëpr Osijekun. Pikërisht në minutën e 68` të takmit, 22 vjeçari mposht portierin e skuadrës kundërshtare, dhe bën që të shpërthejë festa në pankinën e Osijekut. 

Me këtë fitore skuadra kroate, që më herët ka pasur pjesë të saj dhe Eros Grezdën, shkon në kuotën e 40 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë në renditje, ndërsa lë pas Rijekën me 38 pikë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit