Debutim ëndrrash, por “i akullti” i Dortmund nuk do t’ja dijë

18 Janar 2020
23:17
back button

Debutim ëndrrash për Erling Haaland te Borussia Dortmund, sikurse gjiganti i ri norvegjez ka dëshmuar edhe në premierën e tij në Champions League këtë sezon: me tregolësh.

Ylli i ri i sulmit të vedhezinjve ishte vendimtar në fitoren e Dortmund me përmbysje në shifrat 3-5 ndaj Augsburg. I aktivizuar në minutën e 56’, kur vendasit kryesonin 3-1, Haaland i janë dashur vetëm 23 minuta për të regjistruar tripletën e tij personale dhe kryesuar përmbysjen e madhe të skuadrës, 3-5.

Në përfundim të ndeshjes gjiganti i sulmit të Dortmund deklaroi: “Jam shumë i qetë dhe nuk di vërtetë pse. Ndodhem në një klub fantastik, me shokë shumë të mirë skuadre dhe njerëz të mirë përreth meje. Erdha këtu për të shënuar gola dhe ishte një debutim i bukur për mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit