Debutim ëndrrash, Thiago Alcantara e nis me rekord në Premier League

21 Shtator 2020
11:18
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori spanjoll, i cili arriti për 20 milionë euro nga Bayern Munich të premten, debutoi dy ditë më vonë në skuadrën e re. E bëri këtë pikërisht në fitoren e “Reds” 2-0 kundër Chelsea, në “Stamford Bridge”. Sadio Mane i shënoi të dy golat në pjesën e dytë, ndërsa skuadra e Frank Lampard pa Andreas Christensen të merrte karton të kuq, pas verdiktit të VAR.

Edhe pse u hodh në fushë vetëm pjesën e dytë, statistikat e lojës tregojnë se sa ndikim pati Thiago. 29-vjeçari dha 75 pasime gjatë kohës që ishte në fushë, shifër më e mirë se e çdo lojtari të Chelsea gjatë gjithë lojës.

Po kështu, Thiago Alcantara u bë ojtari me pasimet më të suksesshme të përfunduara nga çdo lojtar tjetër në Premier League, përgjatë vetëm 45 minutave, që nga fillimi i rekordeve në sezonin 2003-2004. Këto statistika u shpërndanë shpejt në Twitter, ku tifozët e “Anfield” lanë shpejt komentet për blerjen e re.

“E frikshme të mendosh se çfarë do të vijë”, – nënshkroi një mbështetës. Një tjetër komentoi: “O Zot, është kaq i mirë!” Ndërsa një i tretë i dha mesfushorit një titull të ri: “Tashmë, pasuesi më i mirë në kampionat”. Dhe një i katërt thjesht shtoi: “Çfarë blerjeje!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit