Debutim i përgjumur për Ramos, St Etienne kthen PSG 9 vite mbrapa (Video)

28 Nëntor 2021
13:38
Denis Hakanaj
back button

Është zhbllokuar St Etienne-PSG, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Ligue 1.

Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të.

Bouanga ka përfituar nga një pozicionim i keq i Ramos me shokë dhe ka ndëshkuar Donnarumma-n.

Goli është anuluar fillimisht për pozicion jashtë loje, por VAR ka konfirmuar se pozicioni ka qenë i rregullt.

VAR ka qenë protagonist edhe në minutën e pestë, duke i anuluar një gol Neymar-it.

Paris ka pësuar golin e parë për herën e 11-të në Ligue 1 në vitin 2021, numri më i madh i golave të pësuar në një vit kalendarik që nga 2012-ta (gjithashtu 11).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit