Dejvi Bregu: Rikuperimi ka shkuar mirë, shpresoj që kur të rikthehem të…

22 Shkurt 2019
18:23
back button

Dejvi Bregu është rikthyer në stërvitje, pas dëmtimit që pësoi në fillim të muajit janar, gjatë ndeshjes miqësore me Tiranën, në fazën përgatitore. Pikërisht në takimin ndaj bardhebluve, sulmuesi anësor i Skënderbut, ka folur për “Supersport”, teksa është shprehur se rikuperimi ka shkuar mirë. Ai tha se shpreson që me rikthimin e tij në fushë, të ndihmojë sa më shumë Skënderbeun.

Rikuperimi-Deri më tani, ka shkuar mirë rikuperimi. Ka dy javë që stërvitem dhe shpresoj të filloj të luaj sa më shpejt. Do të duhet dhe pak kohë, por me ndihmën e stafit mjekësor, do rikthehem më i fortë”.

“Ndjej keqardhje që humbas një muaj e gjysmë nga një ndeshje miqësore, po është për tu parë përpara. Ky dëmtim më ka rënduar më shumë, por gjëra që ndodhin”.

“Normal që më ka rënduar, pastaj si me mua, si pa mua, ekipi është shumë cilësor. Humbjet nuk janë diçka e mirë, por skuadra do të rikthehet. Nuk ka ndikim Bregu”.

Golashënues “Nuk di çfarë të them për mungesat e golave të sulmit. Unë di të them se kam një muaj e gjysmë jashtë dhe nuk kam asnjë gol me penallti. Shpresoj që kur të rikthehem të shënoj gola të rëndësishëm për Skënderbeun, pastaj klubi të më ndihmojë të bëj një hap në elitën evropiane”.

Kthimi në fushë–Me çfarë kam folur me doktorët, dhe me kirurgun që më operoj, shpresoj të jem në stol në ndeshjen kundër Kukësit, nëse e arrij këtë do të jetë një fitore e madhe për mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit