Deklarata befasuese | “Ditën kur nuk do të jem në nivel me Real Madrid, largohem”

18 Shtator 2023
19:15
Telesport
back button

Mesfushori uruguajan, Fede Valverde ka deklaruar se ai do vazhdojë të luajë për klubin deri në momentin kur ai e mendon se është mjaftueshëm i mirë. Valverde ka qenë një startues i rregullt nën urdhërat e Carlo Ancelottit përgjatë fillimit të sezonit, përkundër interesimit nga dyshja e Ligës Premier, Chelsea dhe Liverpool.

25-vjeçari shënoi një gol në fitoren e Real Madrid me rezultat 2-1 ndaj Real Sociedad mbrëmjen e së dielës. Pas ndeshjes ai pati disa fjalë, ku tha se do të ishte i gatshëm të largohet në rast se nuk përmbush standardet e klubit.

“Unë e kam aftësinë për të qenë lojtar i këtij klubi. Ditën që nuk do të ndjehem në këtë mënyrë, ose nëse Madridi nuk ndihet në këtë mënyrë, ne do të shikojmë për një zgjidhje. Sot, unë ndihem mirë”, ka thënë Valverde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit