DEKLARATA: “Doja të jepja dorëheqjen”, – trajneri Daja tregon situatën te Skënderbeu

23 Dhjetor 2019
22:50
Eraldo Harlicaj
back button

Kryeredaktori i Telesport, Anton Cicani, është i ftuar në emisionin “Pressing”, në ABC News. Cicani ka replikuar me trajnerin Ilir Daja të ftuar në lidhje direkte. Gazetari e ka pyetur për ofertën e Partizanit dhe Tiranës dhe objektivat e Skënderbeut.

“Nuk flas kurrë për probleme financiare. Kam marrë drejtimin e Skënderbeut duke ditur vështirësitë. Para disa javësh mund të jepja dorëheqjen, por duke parë situatën te Skënderbeu nuk e dhashë. Nuk doja të paragjykohesha që të jepja dorëheqjen dhe të merrja një skuadër tjetër.  

“Para ndeshjes me Kukësin jam takuar me presidentin Takaj bashkë me stafin tim. Kemi folur se çfarë duhet të bëjmë në dimër, për të korrigjuar disa gjëra që duhet t’i bëjmë në vazhdimësi”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit