Deklarata shokuese e pronarit të agjensisë për çifte: CR7 pëlqen meshkujt, femrat i përdor si maskim

10 Tetor 2020
14:01
Alfred Lleshi
back button

Futbollisti Cristiano Ronaldo i ka çmendur femrat në të gjithë botën me pamjen e tij. Ai konsiderohet si një nga meshkujt më të dëshiruar. Megjithëse ka qenë në një lidhje afatgjatë me Georgina Rodriguez, kohët e fundit, në mediat e huaja, janë shfaqur informacione që zbulojnë të dhëna shokuese. Konkretisht, pretendohet se ai pëlqen meshkuj më të rinj se vetja.

Petr Listerman, pronari i agjencisë VIP për bashkimin e çifteve, foli për mediat ruse në lidhje me jetën dashurore të portugezit CR7 dhe theksoi se ai kishte qenë me Irina Shayk vetëm që të fshihte prirjen seksualite të tij. Listerman pretendon se Ronaldo është dikushi që në të vërtetë i do meshkujt dhe se dikur ka parë për djem të rinj.

View this post on Instagram

Double trouble 😜@cr7underwear

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

“Takova Ronaldon dhe Irinën. Ai kishte nevojë për një mbulesë (maskim), sepse i pëlqenin djemtë e rinj. Marrëdhënia midis të dyve ishte reciprokisht e dobishme. Irina kishte nevojë për popullaritet dhe ajo e mori atë me CR7, ndërsa Ronaldo nuk donte të zhgënjente fansat e tij, kështu që vendosi të gjente një grua të bukur, – tha Listerman për portalin “Gordon”. – Nuk kishte asnjë marrëdhënie midis Ronaldos dhe Irinës. Edhe sikur të ishte, ishte ndonjë aksident. Në thelb, të dy luanin rolet. Nga ana tjetër, kam marrë 100.000 dollarë kompensim për lidhjen e tyre”.

Pretendime të tilla kanë ekzistuar edhe më parë, megjithatë, në thelb nuk ka pasur asnjë provë. Futbollisti nuk i komentoi pretendimet e Listerman. Ai është baba i disa fëmijëve tashmë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit