Deklarata shokuese: Mike Tyson mund të humbasë jetën në ring

1 Qershor 2020
14:59
Telesport
back button

Rikthimi i Mike Tyson është një idiotësi. Ai nuk e kupton se mund të vdesë në ring. Nëse ai vendos të duelojë realisht ndaj Tyson Fury për titullin kampion rrezikon shumë. Bëhet fjalë për një duel mes një 31-vjeçari dhe një 53-vjeçari, që nuk ka kuptim dhe nuk duhet ta inkurajojmë”.

I këtij mendimi është boksieri britanik Dillian Whyte, që nuk e sheh si shumë pozitiv faktin e rikthimit në ring të boksierit amerikan Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë. “Çdo të ndodhë nëse atij i ndodh gjë në ring? Mjaft baltë kemi hedhur në këtë sport, nuk kemi më nevojë për të tjera tragjedi”, tha White.

Të gjithëve na pëlqejm të bëjmë disa video e t’i postojmë në Instagram, por tjetër gjë është të zhvillosh një duel me 12 raunde. Në moshën e Mike tjetër gjë të thotë mendja dhe tjetër gjë bën trupi. Ai është një legjendë, të mbesë ashtu. Mund të dëmtohet rëndë, ky është shqetësimi im më i madh”, u shpreh boksieri britanik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit