DEKLARATA/ Tevez kundër lojtarëve: Mos të qahen, të ndihmojmë të tjerët!

3 Prill 2020
17:20
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, ka folur në lidhje me situatën e futbollistëve dhe mospagesën e tyre. Tevez mendon se futbollistët mund të qëndrojnë dhe 6 muaj, apo një vit pa u paguar, pasi fitojnë shifra të frikshme. 

“Një futbollist mund të jetojë 6 muaj deri në 1 vit pa u paguar. Ne nuk jemi njësoj si ata që jetojnë për të ushqyer fëmijët dhe dalin nga shtëpia në 6 të mëngjesit dhe kthehen në shtatë të darkës. 

‘Ne duhet të ndihmojmë të tjetër. E kam të thjeshtë të flas nga shtëpia, pasi kam ushqim për fëmijët e mi. Klubet duhet të përfshihen dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit