Deklarata tronditëse e vëllait: Giggs është thjesht një maniak seksi…

7 Nëntor 2020
12:07
Alfred Lleshi

“Kur Ryan del jashtë, ai thjesht po e bën këtë për të fjetur me ndonjë grua. Ai është thjesht një maniak seksi”. Ky është përshkrimi i Rhodri Giggs për vëllain e tij, Ryan, një ish-mesfushorin e Manchester United, tashmë trajner i kombëtares së Uellsit.

Të dy nuk kanë qenë në marrëdhënie të mira që kur doli se ish-gruaja e Rhodri, Natasha, kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me vëllain e tij (pra, kunatin) për vite me radhë: “Nuk mund të duket se e përbuz atë, thjesht më vjen keq për Ryan. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme. Nëse e ka njollosur, kjo nuk varet nga unë, por nga gruaja e tij”.

Ryan Giggs is being investigated by police on suspicion of assaulting his girlfriend Kate Greville and another woman

Kjo frazë thuhet në lidhje me atë që ndodhi një muaj më pare, kur Ryan u arrestua për një grindje të dhunshme me partneren e tij, Kate Greville, e cila është arsyeja pse policia bastisi shtëpinë e trajnerit të Uellsit në “Worsley”, Manchester. Policia e burgosi atë një natë dhe më pas e liroi në pritje të hetimeve. Ryan Giggs mohon çdo akuzë për dhunë, por është nën hetim për dëmtim fizik të Kate dhe për një sulm ndaj një gruaje të dytë.

Giggs had an eight-year relationship with his brother (pictured right) Rhodri's partner Natasha (left)

Aventurat “klandestine” të Ryan
Skandali i vëllezërve Giggs u shfaq më 2011, kur Ryan, përveçse kishte një lidhje me gruan e Rhodri (vëllait), por argëtohej me një tjetër femër, Imogen Thomas, yll i “Big Brother” britanik. Këto skandale kanë prishur përgjithmonë imazhin publik të Ryan, madje çuan në divorc nga bashkëshortja e atëhershme, Stacey. Rhodri, babai i tre fëmijëve; ish-lojtar i Salford dhe Torquay Utd, për vite me radhë është përpjekur të kuptojë këtë karakter të vëllait të tij, duke bërë shpesh humor për këtë situatë, si për shembull në reklamën e “Paddy Power” për besnikërinë.

Ryan Giggs's sister-in-law tells of regret over affair

Ai e ka cilësuar vendimin e Natashës për të marrë pjesë në “Big Brother” si “të turpshëm”, por deklaron se është gjithmonë në kontakt me të për detyrat prindërore. Giggs u nda nga gruaja e tij, Stacey, më 2016. Ai dhe Kate u takuan ndërsa ajo punonte në marrëdhëniet me publikun për sipërmarrjen e tij tregtare “Hotel Football”. Lidhja u bë publike më 2018, tetë muaj pas divorcit me Stacey. Të dy u fotografuan së bashku gjatë një udhëtimi në Itali, në gusht. Pas ndarjes, Kate u transferua te të afërmit dhe u largua nga shtëpia e Ryan. Federata Uellsiane e Futbollit njoftoi të martën se Giggs nuk do të ulet në stolin e kombëtares për tri ndeshjet e ardhshme, sepse doli pozitiv me Covid-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit