Deklaratat e Andin Lokajt kundër Shqipërisë, reagon Armend Dallku: “E di unë arsyen pse ka ndryshuar ai njeri!”

19 Nëntor 2021
14:52
Telesport
back button

Vazhdojnë të diskutohen deklaratat e komentatorit të njohur sportiv Andin Lokaj pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri (2-1) për përfaqësueset Under-21…

Pas ndeshjes ai do të komentonte… “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna” – shkroi Lokaj…

Cana e quajti kllokuan, ndërsa komentatorja Qendresa Krelani gjithashtu do të ndërhynte duke mbajtur krahun e Lokajt për fyerjet që mori dhe akuzuar edhe Lorik Canën…

I fundit që ka ndërhyrë dhe komentuar është një futbollist që ka dhënë shumë vite me fanelën e Shqipërisë, Armend Dallku (per Shqiperia Live)

“Zotëria në fjalë (Lokaj) ka qenë tifoz i Shqipërisë 10 vite më parë kur luaja unë, na ka ndjekur ne dhe unë e di shumë mirë se e kam parë personalisht. Sot, pas 10 vitesh ka ndryshuar mendje dhe nuk e di arsyen…

E ka bërë për vëmendje, padyshim. Nëse flasim me ne dhe ata, atëherë duhet të themi se ishin ata, Shqipëria, që u hapi derën gjithë lojtarëve shqiptarë të Kosovës që të përfaqësoheshin në çdo grupmoshë pasi Kosova nuk ekzistonte atëherë.

Pastaj nuk duhet të harrojmë se FSHF me në krye Armand Dukën loboi fuqishëm në UEFA që Kosova u pranua.

Lokaj duhet të dali publikisht dhe të kërkoj falje. Janë inate të vjetra, pasi e kanë shkarkuar nga Digitalbi.

Pastaj shkoi dhe arriti deri në atë pikë që kundërshtoi edhe presidentin e ndierë Fadil Vokrri, që tha se Panajot Pano është futbollisti më i mirë i të gjithë shqiptarëve. Janë inate të vjetra”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit