Deklaratat e fundit të Messit, Setien reagon: Nuk jam dakord me të!

21 Shkurt 2020
13:51
back button

Lionel Messi bëri jo pak zhurmë së fundmi, teksa në një intervistë deklaroi se nuk e sheh Barcelonën si një ndër favoritët për të fituar Champions League. Lidhur me këtë deklaratë të dhënë nga argjentinasi, ka reaguar trajneri Setien. Numri një i stolit katalanas në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Eibar, u shpreh: “Janë disa gjëra që pajtohem, por në disa të tjera nuk jam dakord me Messin. Është e vërtetë që në Champions League nuk të lejohen gabimet. Sidoqoftë, ne po përmirësohemi dhe po e rrisim nivelin, kështu që mund të përballemi me të gjitha ekipet”, përfundoi Setien.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit