Deklaratat e Kuljic, presidenti Takaj rrezikon shumë

12 Shtator 2019
14:58
back button

Një lajm bombastik në lidhje me trukimet e ndeshjeve u përhap me shpejtësi në Austri, pasi ish-lojtari i kombëtares austriake Sanel Kuljic foli me emra dhe përmendi presidentin Ardjan Takaj, indirekt duke e cilësuar si presidenti i Skënderbeut. (Lajmin e plotë e lexoni këtu)   

Në vorbullën e dënimit të Skënderbeut me 10 vite pezullim nga UEFA dhe 1 milion euro gjobë nuk u dënua asnjë emër i përvetshëm përveç klubit. Deklaratat e Kuljic janë mjaft të forta dhe hedhin dritë mbi një grup personazh që trukojnë ndeshje, madje dhe në ligën e parë të kampionatit austriak. 

Përmendja e emrit të presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, mund të sjellë pasoja shumë të rënda për të. Prokuroria e Austrisë mund të nisë një çështje nisur nga deklaratat e ish-lojtarit të kombëtares dhe të hapë hetimin. Në rast se diçka e tillë ndodh, Takaj do të duhet të përballet me drejtësinë austriake, nëse është i përfshirë dhe akuzat e Kuljic nuk janë thjeshtë shpikje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit