Deklaratat e Sanches-it, Bayerni në aksion: I çuditshëm!

20 Gusht 2019
21:11
back button

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, ka folur në lidhje me deklaratat e Renato Sanches-it se klubi nuk e la të largohet. Zyrtari i bavarezëve e pranoi se do ta shihnin me prioritet situatën e tij dhe se mund të ketë lëvizje që këtë verë. 

“Do ta shohim. Ne do të lëmë të gjithë opsionet e hapura, por nuk dua të them më shumë sot. Ai ka 3 paraqitje në këtë sezon. E çuditshme, nuk e kuptoj deklaratën e tij”. 

Salihamidzic foli dhe në lidhje me merkaton e bërë nga Bayerni në verë. Zyrtari i gjermanëve mendon se klubi bavarez është përforcuar shumë. “Skuadra jonë tani është e plotësuar dhe e dubluar më mirë se sa e kishim menduar”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit