Deklaratat e Zidane, Bale i përgjigjet ndryshe: Nuk largohem!

23 Korrik 2019
12:53
Eraldo Harlicaj
back button

Deklaratat e radhës së trajnerit Zinedine Zidane për Bale kanë gjetur menjëherë përgjigjen e agjentit të tij. Ai i ka habitur të gjithë duke thënë se uellsiani dhe mund të qëndrojë në "Santiago Bernabeu" nëse nuk gjendet diçka që i përshtatet klubit. 

"Gareth është një nga futbollistët më të mirë botë. Mund t'iu siguroj që nuk do të huazohet në një klub tjetër. Ai është lojtari i Realit dhe do të jetë kështu në vazhdim. 

"Nëse kemi diçka që na përshtatet, gjërat mund të ndryshojnë në ditët ose javën në vazhdim. Ai mund të qëndrojë dhe te Reali për 3 vitet në vazhdim, deri në përfundim të kontratës së tij". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit