Deklaroi tërheqjen nga sporti, por Tyson Fury i rikthehet palestrës

13 Maj 2022
9:47
Telesport
back button

SugarHill Steward, trajneri i boksierit britanik Tyson Fury, ka deklaruar e postuar një video në rrjetet sociale, ku duket kampioni i botës duke u stërvitur në palestër. Trajneri ka mbështetur vendimin e boksierit për t’u tërhequr nga sporti, por njëkohësisht tregon se ai nuk do të heqë dorë nga palestra.

Nuk e kundërshtova vendimin e Tyson për t’u tërhequr. Kur ai më tha vendimin për të mos boksuar më nuk e kundërshtova, por i thashë se jam dakord me çdo vendim që do të merrte. Për mua ëhstë një kënaqësi te jem me të dhe familjen e tij, duke kaluar kohën së bashku”, u shpreh Steward.

Tyson erdhi tek unë për të më kërkuar ndihmë për revanshin ndaj Wilder dhe unë e ndihmova e fituam. Tani ai vendosi të tërhiqej dhe unë do të vazhdoj ta ndihmoj e mbështes në këtë vendim. Gjithsesi, ai vazhdon të stërvitet, pasi kjo është diçka që ai dëshiron ta bëjë me dëshirë”, u shpreh trajneri SugarHill Steward.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit