Del Bosque: Sikur të kisha një “9” si Lukaku te Spanja më 2012…

3 Dhjetor 2020
13:46
Alfred Lleshi
back button

Vicente del Bosque ka folur për “Gazetta dello Sport” dhe, kur u pyet për sulmuesit aktualë dhe ata që ka pasur gjatë karrierës, spanjolli kujtoi rolin që i dha Guti si sulmues në një moment specifik të historisë së tij si trajner te Real Madrid: “Po bëj shaka, por me Raul dhe Guti kemi luajtur shumë mirë dhe kemi shënuar gola”.

Përveç kësaj, në lidhje me “9 fals”, ai kujtoi se si fituan “Euro 2012” me një rol të madh të Silva, Iniesta dhe Fàbregas në zonë: “Nuk ishte një imponim filozofik; ishte zgjidhja që dukej më e përshtatshme për burimet që kishim te Spanja. Por, nëse do të kisha pasur një sulmues si Lukaku, do ta kisha përdorur atë, nuk jam budalla. Ajo që ka rëndësi është cilësia dhe kjo cilësi kushtëzon në mënyrë të favorshme skemat. Kur ke dikë si Lukaku, ndërton një ekip rreth tij”.

Ai vazhdoi të fliste për sulmuesin e Interit, për të cilin shtoi: “Lukaku është tani shembulli më i mirë i sulmuesit, i cili në kohën time konsiderohej “9” tipik”. Del Bosque u ndal edhe te shoku i skuadrës së belgut, Lautaro Martínez, që është lakuar praktikisht te tre të mëdhenjtë e Spanjës: “Ata janë një çift plotësues; siç ishte Raúl për Morientes, ose Ronaldo. Ata formojnë një çift që mund të përcaktohet si klasik dhe gjithmonë i vlefshëm, sepse cilësia është e përjetshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit