Del në ankand makina e parë Ferrari e pilotuar nga Schumacher

5 Shkurt 2020
12:38
Telesport
back button

Kompania e ankandeve “Girardo & Co” ka nxjerrë në shitje një makinë autentike Ferrari, atë F412 T2. E veçanta e kësaj makine është se është “kokëkuqja” e parë që ka provuar 7 herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Kjo makinë është pilotuar nga Michael Schumacher në testet që piloti gjerman ka zhvilluar në pistat e Fiorano dhe Estoril, në fund të vitit 1995. Sipas mediave italiane, kjo makinë pritet të kapë vlerën e 8 milionë dollarëve në ankand.

Ferrari 412 T2

Lajme të tjera

Lajmet e fundit