Del përgjigjja e Eminit, sulmuesi mëson rezultatin e testit të dytë

25 Maj 2020
15:20
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Dritës, Izair Emini, doli pozitiv në testin e parë të COVID-19. Ai ishte shumë i habitur, pasi nuk kishte asnjë simptomë të këtij gripi, por pavarësisht kësaj u izolua menjëherë duke qëndruar larg familjes.

Lajmi i mirë vjen nga ish-sulmuesi i Kukësit, pasi më në fund është liruar. Ish-futbollisti i Kukësit ka lajmëruar miqtë e tij të “Facebook” se ka dalë negativ në testin e dytë të bërë.

Kampionati në Kosovë do të rinisë, ndërsa Drita lufton me Ballkanin për kreun e renditjes. Gjilanasit janë vetëm një pikë larg kryesuesve nga Suhareka. Titulli do të diskutohet në fushë, pavarësisht kundërshtimeve nga Ballkani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit