Del Piero, çfarë roveshiate! Pastaj pretendon se është dëmtuar (video)

20 Mars 2019
12:35
Alfred Lleshi
back button

Alessandro Del Piero, ish-kapiteni i Juventusit, ka bërë një roveshiatë të bukur, si në kohët e tij të arta futbollist, në plazhet e Bali, por pësoi një tronditje të mirë trupore. Ai u ngrit nga rëra e plazhit me duar në ije, duke pretenduar se ka lënduar shpinën. 

Sidoqoftë, asgjë serioze. “Ale” e mrekullon publikun, si gjithmonë. Me siguri, mosha dhe disa kilogramë të tepërt e bëjnë të vetën, por roveshiata tregon se nuk i ka humbur reflekset e një ish-sulmuesi të madh. 

Kujtojmë se Del Piero është ambasadori i Ligës së Kampionëve. Me këtë status ishte edhe në ishullin Bali, Indonezi. Duke qenë se i mungon fusha e blertë, ai e sfidoi veten në futbollin e plazhit, me synimin për të dhënë më të mirën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit