Del Piero e kurorëzon kapiten të Juventusit: Ai është i pjekur dhe me personalitet

3 Prill 2020
10:26
Alfred Lleshi
back button

Paulo Dybala te Juventusi me shiritin në krah. Alessandro Del Piero e imagjinon këtë, teksa nuk i ndal lavdërimet për argjentinasin. Nga “10” te “10”, këtu është mendimi i “Pinturicchio” për “Sky”: “Dybala, kapiteni i Juventusit? Disa herë, ai tashmë e ka bërë këtë. Nëse ndodhi, kjo është për shkak se ambienti e konsideron atë të tillë. Siç e njoh unë, Paulo është rritur shumë, si për peripecitë e tij personale, ashtu edhe në fushë”.

Nga Del Piero drejt argjentinasit ka fjalë shumë të ëmbla: “E pa veten në një situatë delikate gjatë verës së kaluar, por me reagimin që pati e tregoi sa vlen në fushë. Unë mendoj se është emblema e Juventusit. Ky sezon e tregon qartë se sa është rritur Dybala në personalitet. Unë besoj se sot është një lojtar i plotë edhe nga ky këndvështrim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit