Në gjurmët e babait, një yll i ri futbolli në familjen e Del Pieros

6 Janar 2020
14:32
Alfred Lleshi
back button

Duket sikur të jetë një ligj familjar, sikur të jetë trashëguar brez pas brezi, ose, mbase, thjesht funksionon në shtëpinë e Del Pieros. Aty, i vetmi sport që dihet dhe praktikohet është futbolli. Është e panevojshme të përmendet karriera e “Pinturicchio”, i cili nuk fitoi vetëm “Topin e Artë” në nivel individual, por fanellën e Juves dhe kombëtares së Italisë, triumfoi në gjithçka. Ai hyri në historinë e futbollit dhe e gjithë bota bardhezi e shikon si një nga eksponentët kryesorë të këtij sporti. 

Edhe djali i madh, Tobias, ka disa vite që përpiqet të imitojë veprat e babait të tij, duke shpresuar se rruga e përshkuar do të ketë të njëjtën trajektore. Sidoqoftë, më e habitshmja lidhet me vajzën e tij të dytë, Dorotea, e cila praktikon edhe futbollin, siç dëshmohet nga disa “histori” të ndara nga Del Piero në llogarinë e tij të Instagram-it. 

Aty, ish-kapiteni i “Zonjës së Vjetër” shfaqet në shoqërinë e vajzës së tij të dytë, gjatë një turneu futbolli për femra në Los Angeles. Nuk mungojnë edhe disa video, që e portretizojnë Dorotea në veprim me topin. Ne nuk e dimë nëse klasi i saj është njësoj si i babait, por “Juventus Women” tashmë e di se ku mund ta kërkojë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit