Del Piero tregon pse nuk punon sot te Juventusi si Maldini te Milani! “E vërteta e madhe është kjo”

10 Qershor 2021
17:36
Telesport

Juventusi larg tij? Alessandro Del Piero përgjigjet pa i rënë përqark në intervistën me Corriere della Sera…

“A më është ofruar ndonjëherë mundësia të bëhem menaxher i Juventusit? Jo, kurrë”

A do të dëshironit të bëheshit për Juve atë që Maldini është për Milanin sot? Edhe atij iu desh të priste një kohë të gjatë para se të kthehej në klubin e tij.

“E drejtë, atëherë kam ende disa vjet kohë … Shakatë mënjanë, unë jam i kënaqur me atë që bëj sot dhe me atë që po ndërtoj. Unë nuk do të doja të kisha një rol për atë që kam bërë në të kaluarën: kjo do të mbetet përgjithmonë dhe askush nuk do të mund ta anulojë kurrë, ashtu si marrëdhënia ime me Juve.

Unë do të doja të konsiderohesha për atë që jam, dhe për atë që mund dhe do të jem në gjendje të jap”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit