DEL PRAPASKENA: Propozimi i pabesueshëm i De Rossit për rinovim!

16 Maj 2019
13:16
Anton Cicani
back button

Daniele de Rossi do të kishte qëndruar te Roma edhe nëse nuk do të luantë gjatë gjithë sezonit tjetër, duke mos u paguar… Po, po! E dëgjuat mirë! Duke mos përfituar asnjë "qindarkë". Sipas disa audiove që kanë dalë në qarkullim dhe Gazzetta dello Sport ka publikuar, kapiteni romanist, në një bisedë me krerët e klubit, propozoi një kontratë "me xhetona", pra sipas paraqitjeve.

100 mijë euro për ndeshje të luajtur. Nëse luante 10, fitonte 1 mln euro, nëse luante 30, fitonte 3 mln euro dhe nëse nuk zbriste aspak në fushë, nuk fitonte asgjë.

Por, Roma ka refuzuar edhe këtë sakrificë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit