“Dembele probleme disiplinore te Barcelona? Jam i lehtësuar”

8 Dhjetor 2018
16:44
back button

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund Michael Zorc është i lehtësuar që Ousmane Dembele ka shfaqur probleme me disiplinën te Barcelona, duke vërtetuar se klubi gjerman nuk kishte faj në të kaluarën.

Dembele u largua nga Dortmund vitin e kaluar pas një sezoni të vetëm në Bundesliga. Ai kishte bindur aq shumë Barça-n, sa që klubi pagoi 160 mln euro për shërbimet e tij.

Por Dembele bëri çmos, madje edhe grevë, për t’u larguar nga Dortmund dhe kishte shfaqur mungesë disipline karshi klubin gjerman.

E njëjta gjë po ndodh edhe në Barcelonë, me sulmuesin që ka shkaktuar polemika gjatë javëve të fundit me vonesat në stërvitje apo në ndeshje.

“Tani që po luan te Barcelona, një nga klubet më të mirë në botë, mungesa e disiplinës vazhdon akoma,” shprehet Zorc për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Jam i lehtësuar pasi po vërteton se nuk ishte faji ynë për sjelljen aspak të hijshme të lojtarit kur ishte te Dortmund."

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit