Demi nuk fal Malën, mesazh për stafin: Nuk janë aty ku duhet

12 Dhjetor 2019
16:48
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur për mikrofonin e ABC News në lidhje me ndeshjen derbi që do të zhvillohet ditën e premte, prej orës 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Numri një i klubit beson se skuadra e tij mund të fitojë, por nga krahu tjetër ka lëshuar disa sinjale dhe për mesfushorin Esat Mala. Ky i fundit nuk po stërvitet me ekipin e parë, pasi nuk pranon të rinovojë kontratën. 

“Çdo ndërmarrje punon me disiplinë. Nuk mundemi që me fanellën e Partizanit të bëjmë çfarë të duam. As unë vetë që jam pronari dhe presidenti nuk mund të bëj ç’të dua me atë fanellë. Është një fanellë që ka shumë peshë mbi supe. Është historia e Shqipërisë, siç janë dhe disa ekipe të tjera, por ndër to është edhe Partizani. Lojtarët ndoshta janë të rinj, janë këta grupimi i menaxherëve, që për opinionin tim janë pak ‘llapa llapa’ shumë”, – thotë Demi duke shënjestruar.

Numri një i klubit mendon se stafi teknik dhe ai administrativ nuk është aty ku duhet, pavarësisht se kanë shpenzuar shumë në këtë drejtim. “Edhe një person jashtë trajnerllikut, për t’u ambientuar në një ambient do kohën e vet. Mendoj se futëm një risi. Këtë e gjykojnë teknikët. Nuk jam entuziast aty ku mendoja për investimet që kemi bërë, por shoh që frymë e bashkëpunimit është serioze”, tha Demi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit