Demi tregon marrëveshjen me FSHF-në: Kam një mesazh për tifozeritë

11 Dhjetor 2019
21:12
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur për ndeshjen derbi kundër Tiranës. Numri një i klubit ka treguar marrëveshjen me FSHF-në në një intervistë për “Top Channel”. Ai ka treguar se Partizani do të çojë një pjesë të të ardhurave për të dëmtuarit e tërmetit.
Stadiumi – “Ishte një marrëveshje mes Federatës dhe klubit Partizani. Ata na bënë një propozim e ne i kemi bërë propozimin tonë, u morëm vesh. Është marrë drejtori me këtë punë, por të them më shumë nuk e di, por di që minimumi 50% e të ardhurave do të jenë për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti. Këtë e kemi vendosur në bashkëpunim me FSHF pasi edhe kjo e fundit do të marrë të ardhura. 

Tifozeritë –  “I bëj thirrje të tregojnë edukatë të dy tifozeritë se mendoj se do të ketë shumë familjarë, jo vetëm për derbin, por edhe për kuriozitetin për të parë stadiumin”.

Derbi – “Derbin e presi si çdo ndeshje tjetër, si ndeshjen me Bylisin. Normalisht e pres me kënaqësi, se derbi është derbi, është akoma herët për të folur për mbrojtje titulli kampion. Kam besim, kemi një ekip të mirë, me pak oshilacione. Ndoshta me një sistemim të më të mirë të punëve të stafit teknik mendoj dhe kam shumë besim që do të ecim përpara”.

Kompleksi – “Është pjesa më e rëndësishme por siç e dinë të gjithë unë vetëm një stemë i kam marrë Partizanit. Kështu që jemi në fund e unë vetë po merrem me këtë punë. Shpresojmë që të eci mirë. Në fund të janarit besojmë se do të bëjmë ndeshjet atje, por minimalisht të stërvitemi te kompleksi ynë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit