Demiral dhe nusja e tij shqiptare prezantojnë djalin, ja urimi i ngrohtë i të dyve

21 Maj 2022
12:42
Alfred Lleshi
back button

Para pak ditësh, ish-partneri i saj, boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi u ngjit në altar me gruan zyrtare, një tjetër modele nga Kosova. Nuk ka vonuar shumë dhe Heidi Lushtaku ka dhënë lajmin e saj të bukur, ka prezantuar të birin në 1-mujorin e ardhjes në jetë.

Pra, nuk ka vend për asnjë “peng” nga lidhja e saj e mëparshme, sepse tashmë është bërë nënë me një sportist tjetër të njohur, kësaj here futbollist, Merih Demiral. Ky i fundit ka luajtur këtë sezon tek Atalanta në formë huazimi, përkrah Berat Gjimshitit, ndërsa është në pronësi të Juventusit.

Ka qenë modelja nga Vushtria, ajo që e ka uruar djalin me qasjen e bukur të mëmësisë. “Ti ishe sekreti jonë më i bukur. Urime një muaj jetë djali ynë”, – shkroi Lushtaku në mbishkrimin e fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)

Edhe Demiral publikoi në Instagramin e tij disa fotografi të çiftit me djalin e tyre. “Gruaja dhe djali im i dashur”, – shkroi në mbishkrimin e fotografive futbollisti turk i Serie A.

Kujtojmë se Heidi Lushtaku ka një karrierë mjaft të suksesshme si modele në Gjermani, teksa për vite me radhë ka qenë e përfolur në shoubizin shqiptar për lidhjen me boksierin, Robin Krasniqi, i cili u martua javën e kaluar.

Bukuroshja nga Vushtria është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Pas ndarjes me Krasniqin, ajo nisi një histori dashurie me futbollistin turk, Demiral. Mediat turke, kur konfirmuan lidhjen e tyre, nënvizuan faktin se modelja shqiptarja është 8 vite më e madhe se futbollisti. Lidhja e tyre tashmë është bekuar nga ardhja në jetë e fëmijës së parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Merih Demiral (@merihdemiral)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit