Demiral humbet toruan dhe ndez gjakrat, i vërsulet shokut të ekipit dhe Calhanoglu (VIDEO)

15 Tetor 2019
19:55
back button

Ashtu si ndaj Shqipërisë, ku ishte futbollisti më gjaknxehtë dhe ai që u kap edhe me Baren duke krijuar tension dhe rrëmujë në fushën e blertë, futbollisti i Juventusit, Demiral, është përsëritur edhe në sfidën ndaj Francës, por këtë herë te goli i Turqisë, teksa është kapur ndaj Ahyhan, teksa e ka qortuar në lidhje me diçka.

Në atë moment ka ndërhyrë Calhanoglu dhe i ka vendosur dorën por Demiral i ka kthyer edhe atij një shikim me sy të hapur dhe me një grintë përtej normales.

Demiral është dukur super i motivuar dhe karikuar, sikur të kishte mbarë një “mbidozë”, teksa edhe në ndërhyrjet që bënte ngrinte duart lart dhe festonte duke shtyrë publikun turk të pranishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit