Momente frike për Cristiano Ronaldo-n dhe Portugalinë. Ylli i Manchester United ka pësuar një dëmtim të frikshëm në pjesën e parë pas një përplasje me portierin Vaclik.
Cristiano Ronaldo Vaclik ile çarpıştıktan sonra kanlar içinde yerde kaldı #Ronaldo #vaclik #Portugal #Portekiz pic.twitter.com/kSUtEhMfFU
— Mr.Klopp (@KloppFelsefesi) September 24, 2022
Pamja e portugezit të gjakosur në fushën e lojës po bën xhiron e rrjeteve social. Pavarësisht dëmtimit të pësuar, CR7 ka qëndruar në fushë.
Lo que sucedió hoy con Cr7 @Cristiano en el partido de Portugal pero se levantó como el buen campeón que es! pic.twitter.com/RRm2pNjnXg
— SportFut10 (@josecasseres3) September 24, 2022
Për sa i takon rezultatit të ndeshjes, portugezët kanë realizuar edhe golin e tretë me një goditje të jashtëzakonshme të Dalot nga jashtë zone.
Mbrojtësi i United ka qenë protagonist edhe në pjesën e parë me golin e shënuar në minutën e 33-të, ndërsa Fernandes ka dyfishuar avantazhin në fundin e pjesës së parë.