Dëmtim në kavilje, një tjetër sulmues i Barça-s në infermieri

6 Dhjetor 2018
16:22
back button

Malcom do të qëndrojë larg fushave për 10 deri 15 ditë pasi Barcelona konfirmoi se ka pësuar një dëmtim në kavilje në ndeshjen e së mërkurës në Copa del Rey ndaj Leonesa.

Trajneri Valverde i kishte përdorur tre zëvendësimet në momentin e dëmtimit të brazilianit, i cili u detyrua të largohej duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë.

Malcom kishte shënuar golin e tretë të ekipit në fitoren 4-1, por me siguri do të mungojë në derbin ndaj Espanyol dhe të martën në Champions Legue ndaj Tottenham.

Gjithsesi Barcelona e ka siguruar vendin e parë të grupit.

Malcom i shtohet numrit të madh të dëmtimeve në kampin katalanas dhe do të jetë një tjetër problem për trajnerin Valverde pasi edhe Luis Suarez është i dëmtuar.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit