Dëmtimet dhe forma, Egbo tregon shqetësimet te Tirana!

19 Maj 2020
18:09
Telesport

Klubet e Kategorisë Superiore janë rikthyer në stërvitje pas një mungese thuajse dy mujore nga fushat e blerta. Në pritje që qeveria të japë “dritën jeshile” për rinisjen e sezonit, skuadrat po stërviten rregullisht në grup dhe jo të diferencuar.

L'immagine può contenere: 1 persona, spazio all'aperto

Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës kryesuese të renditjes, ka flur për mediet duke rrëfyer se “do të jetë e vështirë të jemi në formën që kishim, por të shohim. Duhet të kontrollojmë sa është forma e lojtarëve, 50-60 për qind. Po kontrollojmë me kujdes lojtarët. Tani do të shohim se si sillen në grup”.

L'immagine può contenere: 2 persone, persone in piedi

Superiorja pritet të nisë më 3 qershor, nëse Ministria e Shëndetësisë do të aprovojë planin dhe protokollin sanitar, teksa trajneri bardheblu shpjegon se sa i rëndësishëm ishte rikthimi në stërvitje.

L'immagine può contenere: una o più persone, persone che praticano sport, erba, spazio all'aperto e natura

“Një çlirim për të gjithë futbollistët e kampionatit dhe Tiranës. Ka filluar zyrtarisht stërvitja dhe kampionati. Plani? Nuk ekziston asnjë plan që mund të arrijmë atë që duam, pra të çojmë futbollistët në nivelin që i kishim para mbylljes së marsit. Pashë edhe statistikat e Bundesligës ditën e shtunë. Nga gjashtë ndeshje ishin dëmtuar tetë lojtarë. Ata kanë një muaj e ca stërvitje dhe janë në këtë gjendje. Kemi edhe 13 ditë për t’u stërvitur, por kjo është jeta, këto janë kushtet për të gjithë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme për të futur lojtarët në formën më të mirë të mundshme për vazhdimin e kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit