Dëmtimet kthehen në makth, Juventus humb një tjetër mbrojtës!

23 Janar 2020
16:47
back button

Dëmtimet po kthehen në një makth për Juventusin këtë sezon, sidomos për sa i përket repartit të mbrojtjes. Përveç Chiellinit, i cili është prej kohësh jashtë fushave, bardhezinjtë kanë humbur edhe shërbimet e Demiral, i cili po kalonte një formë të jashtëzakonshme.

Si të mos mjaftonin këta të dy, mbrëmjen e kaluar ndaj Romës, la fushën i dëmtuar edhe Danilo. Pas ekzaminimeve të detajuara ditën e sotme, klubi i Juventusit ka konfirmuar se braziliani do të mungojë në fundjavë ndaj Napolit.

Kështu, të vetmet alternativa për krahët e mbrojtjes te Juventus ndaj Napolit, do të jenë Cuadrado dhe Alex Sandro, pasi kujtojmë që edhe De Sciglio është i dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit