Dëmtimi: Championsi në prag, Conte mëson sa mungon Lukaku

15 Shtator 2019
16:16
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Romelu Lukaku nuk la shenjën e tij në fitoren e Interit ndaj Udineses me rezultatin 1-0, pasi vuajti nga një dëmtim. Paraqitja e tij në fushën e lojës nuk ishte më e mira kushtëzuar dhe nga dhimbjet në shpinë. 

Zikaltrit janë rikthyer në stërvitjen në ditën e sotme për t’u përgatitur për Champions. Ekipi i Contes do të luajë kundër Slaviës së Pragues të martën. 

“Gjigandi i sulmit” u detyrua të bënte vetëm terapi dhe stërvitje të diferencuar. Ai nuk bëri me grupin për të mos rrezikuar, por me shumë mundësi do të jetë gati për ndeshjen, sipas asaj që shkruajnë mediet italiane.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit