Dëmtimi i Calhanoglu qetëson Milanin! Ja kur kthehet turku në fushë

20 Tetor 2020
19:00
Telesport
back button

Siç është raportuar nga Sky Sport, Hakan Calhanoglu do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dhjetë ditë.

Duke parë kalendarin, playmaker kuqezi duhet të humbasë ndeshjet evropiane kundër Celtic dhe Sparta Prague dhe gjithashtu ndeshjen në shtëpi kundër Romës në kampionat.

Shpresa e Pioli është ta rikuperojë atë për ndeshjen jashtë fushe në Udine, e planifikuar për 1 nëntor.

Turku u dëmtua gjatë stërvitjes së sotme dhe pati ndrydhje të kaviljes. Ai doli me paterica nga qendra stërvitore dhe u mendua më e keqja por lajmet e fundit nga Sky Sport japin besim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit