Seria A

Dëmtimi i frikshëm ndaj Inter bëhet i famshëm në rrjet

Të dalësh nga fusha për shkak të një goditje në kokë nuk është kurrë një shenjë e mirë, sidomos nëse goditja në kokë shoqërohet me rrjedhje gjaku. Hemoragji të konsiderueshme gjaku. Dhe tifozët e Atalantas dhe jo vetëm, u trembën shumë kur pas vetëm 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes me Inter, Rafael Toloi u detyrua të braktisë skuadrën për shkak të një përplasje me Miranda. Një goditje e fuqishme që detyroi futbollistin e Atalantas të lërë fushën, por edhe që t’i nënshtrohet një mini operacioni në dhomat e zhveshjes. Por me të kaluar frika fillestare, trajtimi i dëmtimit të tij nga ana e stafit mjekësor i Atalantas, u shndërrua në një çështje sociale, i filmuar dhe publikuar nga vetë viktima, Toloi, përmes profilit të tij në Instagram.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Në fillim nuk kishte absolutisht asgjë për të qeshur, e çara në kokën e futbollistit të Atalantës pas përplasjes me Miranda ishte vërtetë e frikshme. Stafi mjekësor u detyrua të rruajë kokën e futbollistit për të zbuluar përmasat e vërteta të prerjes që të trembte. Një e çarë gjigante, që u qep me disa penj. Skena aspak miqësore, por të cilat futbollisti zikaltër dëshiroi t’i publikojë në profilin e tij në Instagram, mbase për të qetësuar të gjithë. Fundja, nëse do të kishte qenë diçka më serioze, atëherë vetë futbollisti nuk do të kishte qenë në gjendje të fotografohej dhe të publikonte gjithçka në Instagram madje edhe me një GIF të Papu Gomez të çuditur! Një dëmtim që gjithsesi nuk zbehu fitoren historike të Atalantas ndaj Inter.

Më shumë nga Seria A