Dëmtimi i Kumbullës, trajneri i Veronës akuzon kombëtaren e Shqipërisë

8 Nëntor 2019
16:20
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Hellas Veronës, Ivan Juric, ka folur për dëmtimin e Marash Kumbullës. Ai është treguar i sinqertë dhe e ka pranuar se nuk e di kur do të rikthehet. Mbrojtësi shqiptar po vuan nga një tërheqje muskulore, ndërsa tekniku akuzon periudhën e kombëtareve për këto dëmtime. 

“Nuk e di se sa do të qëndrojë jashtë. Duhet të shohim se si i përgjigjet trajtimit. Ka një tërheqje të çuditshme muskulore dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me Kumbullën. Duhet të shmangim ndonjë përkeqësim situate. 

“Ekipet kombëtare kanë udhëtime dhe ndeshje në një hark kohor të shkurtër. Shumica e këtyre dëmtimeve ndodhin nga situata të tilla. Kumbulla ka marrë goditjen e parë te Shqipëria, më pas i ka avancuar”, – tha tekniku për mbrojtësin kuqezi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit