Dëmtimi i Mbappe shqetëson PSG, ikën duke çaluar: Kam shumë dhimbje (video)

2 Shkurt 2023
10:31
Telesport
back button

Nata e kaluar ka qenë një “horror” për sulmuesin francez Kylian Mbappe, që pasi humbi një penallti u detyrua të lërë fushën e lojës, i dëmtuar. Një dëmtim që vjen në një moment vendimtar të sezonit, pasi PSG përgatitet për ndeshjen e Champions League ndaj Bayern Mynih.

Sulmuesi francez, duke folur për “Canal Plus”, ka sqaruar dëmtimin e pësuar: “Gjithçka ndodhi në një moment që vendosa këmbën në tokë. Kam shumë dhimbje, nuk di se çfarë të them tjetër”, kanë qenë fjalët e Mbappe, që kur është larguar nga stadiumi, çalonte.

Ndërsa trajneri Christophe Galtier, është mundur të ruajë qetësinë, duke thënë: “Mbappe mori një goditje në gju, në pjesën pas kofshës. Të shohim se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë. Ndërsa dëmtimi i Sergio Ramos është diçka e lehtë, do të kalojë shpejt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit