Dëmtimi i mesfushorit, mjekët e PSG-së japin lajmin, ja sa kohë do të mungojë Verratti

20 Janar 2019
14:05
Telesport
back button

Rezonanca magnetike së cilës i është nënshtruar sot paradite mesfushori italian Marco Verratti ka sjellë lajme të mira si për lojtarin ashtu dhe për trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel. Lojtari ka pësuar vetëm një ndrydhje të kaviljes së majtë dhe jo dëmtim të ligamenteve, siç u mendua fillimisht. Kjo do të thotë që dëmtimi nuk është shumë i rëndë dhe se lojtari mund të rikthehet më shpejt në fushë.

Verratti la fushën e lojës pas 20 minutash lojë në fitoren 9-0 që skuadra e PSG-së arriti dje ndaj Guingamp, dëmtimi që krijoi mjaft panik te skuadra. Gjithsesi, rezonanca magnetike risolli qetësinë  edhe pse mesfushori fantasist do të qëndrojë 1-2 javë pushim. Verratti do të nisë një betejë me kohën, për të rikuperuar sa më shpejt, për të qenë gati për dy ndeshjet që PSG do të luajë ndaj Manchester United në Champions League.

Ditën e hënë, Verratti do të kryejë të tjera analiza për të kuptuar se sa ditë do të qëndrojë pushim, ndërkohë që skuadra, përmes një postimi në rrjetet sociale, i uron shërim të shpejtë. Pavarësisht këitj lajmi, drejtuesit e PSG-së do të vazhdojnë të monitorojnë në merkato, në kërkim të një mesfushori tjetër dhe Allan i Napolit mbetet objektivi kryesor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit