Dëmtimi i pabesueshëm, një gozhdë nxjerr jashtë loje lojtarin

17 Janar 2021
0:05
Denis Hakanaj
back button

Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes Necaxa-Atletico San Luis, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Turneut të Clausura-s meksikane.

Në minutën e 75-të, qendërmbrojtësi i vendasve, Unai Bilbao Arteta, kur rezultati ishte 0-0, ka rënë pas një përplasjeje me një kundërshtar mbi një gozhdë të vendosur buzë fushës për të mbajtur një sponsor.

Imazhet e dmëtimit nuk janë për zemrat e dobëta: lëkura duket e prerë në lartësinë e gjurit, duke treguar një plagë të tjhellë. Spanjolli ka lënë fushën dhe është zëvendësuar nga Sandoval.

Necaxa ka fituar ndeshjen më pas, pavarësisht inferioritetit numerik për shak të kartonit të kuq të marrë nga Arce në minutën e 48-të, falë penalltisë të transformuar nga Ian Gonzalez Nieto në minutën e  90-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit